Në mbledhjen e sotme të Komisionit të Ekonomisë dhe Financave, kryetari Eduart Shalsi dhe anëtari Agron Shehaj kanë pasur një debat mes tyre.
Teksa guvernatori i BSH Gent Sejko po jepte sqarime në lidhje me mikro kreditë, Agron Shehaj ndërhyri me disa pyetje, ndërsa Shalsi u shpreh se se këtu nuk është “mëhalla” e tij politike, duke kërkuar më tej që ai të përjashtohej nga mbledhja.
Pjesë nga debati:
Shehu: Kemi ardhur të dëgjojmë guvernatorin
Shalsi: Anëtarët duhet të marrin pjesë rregullisht, kur mungon pa arsye për më shumë se tre mbledhje resht… atëherë ndërpritet mbledhja dy minuta dhe do kërkoj përjashtimin tënd!
Shehu: Sepse ngrita një shqetësim?
Shalsi: Nuk je te mëhalla jote këtu. Do ta ndërpres mbledhjen. Te mëhalla jote politike sillu si të duash. Ka mundësi të dëgjosh zonja Tabaku? Se do kurajo që të dëgjosh një të vërtetë
Tabaku: Na ler të dëgjojmë guvernatorin dhe mos na bërtit
Shehu: Do na lesh të bëjmë punë?
Shalsi: Ndërpritet mbledhja 5 minuta
Shehu: Pse? Sepse të bëra pyetjen e gabuar?
Top Channel