Policia e Tiranës ka vënë në pranga dy të rinj, një djalë dhe një vajzë, të cilët janë kapur me kokainë, në kuadër të operacionit “Tempulli 3”.
Si rezultat i tij u arrestuan shtetasit A. Sh., 32 vjeç, banues në Tiranë, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, kryer në bashkëpunim, dhe “Largimi i të burgosurit nga vendi i qendrimit” dhe B. K., 34 vjeçe, banuese në Tiranë, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, kryer në bashkëpunim.
Gjatë kontrollit fizik ndaj këtyre shtetasve, shërbimet e Policisë iu gjetën rreth 500 gramë lëndë të dyshuar narkotike kokainë, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale, bashkë me 2 celularë.
Pas verifikimeve të kryera ka rezultuar se shtetasi A. Sh. kishte thyer masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, të caktuar nga Gjykata.
Top Channel