FOTOT/ Protesta e 8-të përpara Bashkisë së Tiranës, zvogëlohet mbështetja ndaj Rithemelimit. Pamjet nga lart

21/05/2024 11:33

Anëtarë dhe mbështetës të Rithemelimit dhe Partisë së Lirisë, janë mbledhur sot para Bashkisë së Tiranës, në protestën e tyre të tetë.

Ata kërkojnë që Erion Veliaj të largohet nga drejtimi i bashkisë, teksa po ashtu bëjnë thirrje që Sali Berisha të lirohet nga masa e sigurisë.

Ndërkohë siç shihet edhe nga pamjet e fiksuara me dron, këtë të martë numri i protestuesve është tkurrur. Por kjo nuk ka bërë që të mungojnë hedhjet e molotovëve apo fruta-perimeve dhe bojërave në drejtim të efektivëve të policisë që qëndrojnë para godinës.

FOTO GALERI
1/6

Top Channel