Krahu lindor i NATO-s, Polonia investon 2.5 miliardë dollarë në fortifikimin e kufirit me Rusinë dhe Bjellorusinë

19/05/2024 22:43

Polonia po investon rreth 2.5 miliardë dollarë për të rritur sigurinë në kufirin e saj me Rusinë dhe aleatin e saj Bjellorusinë.

Donald Tusk tha se puna në projektin Shield-East, i cili përfshin ndërtimin e fortifikimeve të duhura ushtarake, tashmë ka filluar. Polonia është në krahun lindor të NATO-s dhe të Bashkimit Evropian dhe Tusk theksoi se ajo mban përgjegjësi shtesë për sigurinë e Evropës.

“Ne kemi marrë vendimin për të investuar në sigurinë tonë dhe para së gjithash, në një kufi të sigurt lindor, rreth 10 miliardë zloty (2.5 miliardë dollarë)”, tha Tusk.

“Ne po hapim një projekt të madh të ndërtimit të një kufiri të sigurt, duke përfshirë një sistem fortifikimesh dhe të formësimit të terrenit, (të) vendimeve mjedisore që do ta bëjnë këtë kufi të padepërtueshëm nga një armik i mundshëm,” shtoi Tusk.

Ai iu drejtua trupave polake në Krakov, në jug, për të shënuar 80 vjet nga fitorja e aleatëve në Betejën e Monte Cassino kundër nazistëve, gjatë Luftës së Dytë Botërore.

Qeveria e mëparshme e krahut të djathtë të Polonisë ndërtoi një mur 400 milionë dollarësh në kufirin me Bjellorusinë për të ndalur fluksin masiv të emigrantëve që filluan të shtyheshin nga ai drejtim në vitin 2021, por qeveria aktuale pro-BE thotë se ai duhet të forcohet.

Top Channel