Në bregdet për plazh, në zonat malore shi! Si parashikohet moti për fundjavën në vendin tonë
17/05/2024 12:49
Në fundjavë dita e shtunë do të jenë me kushte atmosferike të qëndrueshme, ku do të mbizotërojë dielli, por i shoqëruar me vranësira të pakta.
Të dielën vija bregdetare do të jetë e paprekur dhe për plazh, ndërsa në ultësirën perëndimore dhe zonat malore do të ketë prani të reshjeve të shiut, por mund të mos mungojë as breshëri.
Java tjetër do të jetë me kushte atmosferike të paqëndrueshme, të shoqëruara me reshje shiu në zonën malore.
Temperaturat në vlerat e mesditës nga mesi i javës do të shkojë nga 29 deri në 30 gradë celsius.
Top Channel