Modeli i ‘TikTok’ qëllohet për vdekje gjatë transmetimit direkt nga vrasës me pagesë (video-foto)

17/05/2024 16:37

Janë publikuar së fundmi momentet shokuese kur një komentues i njohur i rrjetit TikTok, që publikonte video gazmore për stilin e tij të jetesës, është qëlluar për vdekjes gjatë një transmetimi direkt në Brazil.

Nesaku po fliste në ekran duke tymosur një cigare e duke dëgjuar muzikë jashtë shtëpisë së tij të dielën më 12 maj.

Por video ndërpritet befas në mënyrë të tmerrshme, teksa në momentet e fundit të pamjeve dëgjohen një seri të shtënash të forta.

Familjarët e Nesaku kishin ardhur me nxitim në shtëpinë e tij në një nga zonat e varfra të Rio de Janeiro, dhe e dërguan në spital ku u shpall i vdekur.

Nesaku, emri i vërtetë i të cilit është Romim, besohet se është vrarë nga vrasës me pagesë, sipas mediave vendase.

Ato nuk jepnin një motiv të saktë por përmendnin lidhje të mundshme më trafikun e drogave dhe rimin e organizuar.

Përveç përmbajtjeve gazmore Nesaku përdorte rrjetet sociale për të shfaqur stilin luksoz të jetesës per më shumë se 100,000 ndjekës në rrjetin Tik Tok.

Muajin e kaluar edhe bloger-i i njohur iranian i TikToker u vra në makinën e tij në Bagdad.

Sulmuesi paidentifikuar qëlloi influencuesin Om Fahad në makinë e tij dhe pamjet ishin kapur nga kamerat e sigurisë. Motivi i vrasjes gjithashtu nuk dihet, shkruan rrjeti Daily Mail.

FOTO GALERI
1/3
Nesaku po fliste në ekran duke tymosur një cigare e duke dëgjuar muzikë jashtë shtëpisë së tij të dielën më 12 maj.

Top Channel