Një aksident i rëndë ka ndodhur në orët e para të mëngjesit në vendin e quajtur Nea Erithrea në Athinë, ku mbeti i vdekur një 22-vjeçar shqiptar i quajtur Angjelo Saliu .

Në rrethana që ende nuk dihen, motoçikleta që drejtonte 22-vjeçari shqiptar u përplas me makinën e drejtuar nga një 63 vjeçar grek Kostandino Ioanu, i cili u vu nën prangat e policisë.

Si pasojë e aksidentit 22-vjeçari gjeti vdekjen e menjëhershme. Nga veprimet e para në vendngjarje është konstatuar mungesa e kaskës mbrojtëse tek viktima.

Policia po heton shkaqet e aksidentit.

Top Channel