Xhaferri në Samitin e Kotorit: Mbështesim themelet parimore të Planit të ri të aksionit për tregun e përbashkët rajonal

16/05/2024 12:47

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferri mori pjesë në Samitin e Kotorit në Mal të Zi këtë të enjte.

Ai theksoi se Maqedonia e Veriut mbështet themelet parimore të Planit të ri të aksionit për tregun e përbashkët rajonal.

Xhaferri: Kam kënaqësinë që sërish jam pjesë e këtij rrethi të miqve që diskutojnë për çështje konkrete në interes të rajonit dhe perspektivës evropiane të vendeve tona.

Përgjegjësia është edhe më e madhe, duke pasur parasysh pasigurinë para së cilës është drejtuar vendi im pas zgjedhjeve të fundit presidenciale dhe parlamentare. Sot, dua të theksoj para jush edhe një herë se Qeveria që e drejtoj mbetet e përkushtuar ndaj realizimit të agjendës evropiane, e cila kërkon zbatimin e reformave thelbësore dhe harmonizim me të drejtën dhe standardet e Bashkimit Evropian.

Në plotësim, e përshëndes miratimin e Rregullores për Mekanizmin e reformës dhe rritjes, me të cilën janë siguruar mjete financiare shtesë për mbështetjen e reformave, e përdorimi i të cilave është ndërlidhur me dhënien e rezultateve.

Periudhën e kaluar, edhe përkundër faktit se Maqedonia e Veriut ishte në periudhë zgjedhore,  kemi punuar në mënyrë intensive në finalizimin e Agjendës tonë reformuese 2024-2027. Drafti i fundit i Agjendës reformuese, i miratuar nga Qeveria, është ndarë me Komisionin Evropian në fillim të majit.

Njëherazi, dua të theksoj edhe dy momente të rëndësishme, që po ashtu ndodhën pas takimit në Tiranë. I pari ishte në fund të prillit, kur Maqedonia e Veriut e parashtroi para-aplikimin e vet për anëtarësim në SEPA. Dhe i dyti, e cila ka të bëjë me nismën për qendrat evropiane për inovacione digjitale. Gjegjësisht, në muajin mars, shpallëm thirrje publike në të cilën aplikuan më shumë qendra maqedonase për inovacione digjitale. Këto janë hapa të vegjël, por të rëndësishëm, që e konfirmojnë drejtimin e lëvizjes së vendit. Pres që me të njëjtin entuziazëm dhe përkushtim të zbatohen udhërrëfyesit më të fundit që kanë të bëjnë me afrimin e përshpejtuar ndaj tregut të përbashkët të brendshëm, por edhe zbatimin e Agjendës reformuese.

Dhe, e fundit por jo më pak e rëndësishme. Në lidhje me bashkëpunimin rajonal, i mbështesim themelet parimore të vendosura në Planin e ri të aksionit për Tregun e përbashkët rajonal. Duke e marrë parasysh se jemi në periudhën para zgjedhjes së Qeverisë së re, aktivitetet e detajuara për të cilat janë përgjegjëse institucionet përkatëse, tek duhet të etablohen dhe zhvillohen në periudhën në vijim.

Këtu po ashtu dua të potencoj faktin se, që të ketë sukses Plani i ri i aksionit për Tregun e përbashkët rajonal, për të cilin punojnë shumë të gjithë, duhet të zhbllokohet puna e CEFTA-s dhe mendoj se është koha që Maqedonia e Veriut të ketë përfaqësuesin e saj në nivelin më të lartë.

Shpresoj se kjo rrugë e trasuar do të vazhdojë të jetë udhërrëfyes edhe për Qeverinë e ardhshme të Republikës së Maqedonisë së Veriut.Faleminderit për vëmendjen!

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA