Një grabitës është neutralizuar prej policisë greke në rrugën ‘Ajiu Kostrandinu’ në qendër të Athinës.
Çdo gjë ndodhi pasi një shtetas i huaj për të cilin policia tha se është algjerian, tentoi të grabisë me dhunë një kalimtar.
Viktima reagoi dhe kërkoi ndihmën e policisë e cila ndodhej pak metra më tej.
Në tentativë për tu larguar, autori qëlloi policinë me grusht. Sikurse duket në videon ekskluzive, u desh ndërhyrja e disa policëve që ndodheshin në zonë për ta neutralizuar.
Zona e qendrës së Athinës konsiderohet si një ndër më të rrezikshmet në vend. Në këtë zonë qëndrojnë qindra përdorues droge dhe anëtarë të bandave të grabitësve nga vendet e Afrikës Veriore.
Në këtë zonë grabitjet dhe incidentet e dhunshme janë të përditshme. Agresori i arrestuar do të dërgohet në gjykatë për masë sigurie.
Top Channel