“Dëgjova tre të shtëna, pashë shenjën në kokë”, dëshmitarja rrëfen tmerrin: Po prisja të takoja kryeministrin sllovak kur…

15/05/2024 17:41

Një dëshmitare tregon çastet kur kryeministri sllovak, Robert Fico, u qëllua me armë nga një person, që u arrestua menjëherë pas ngjarjes.

Dëshmitarja rrëfeu për BBC se po e priste kryeministrin sllovak jashtë ndërtesës ku u mbajt takimi në Handlova për t’i dhënë dorën.

“I bëra një foto kur ai doli nga ndërtesa”, tha ajo, “por më pas dëgjova të shtënat dhe e pashë të binte në tokë”.

Sipas saj, ishin gjithsej tre të shtëna dhe “Fico kishte një shenjë në kokë”.

Top Channel