“Aleks Marku donte të dilte dhe të qëllonte jashtë me kallashnikov”, Karamuço zbulon “lojën” e policisë që parandaloi tragjedinë në Durrës

15/05/2024 22:48
Ervin Karamuço në "Top Story"

Profesori i Kriminalistikës, Ervin Karamuço zbuloi taktikën e përdorur nga policia për të bërë të mundur mbajtjen nën kontroll të 40 vjeçarit Aleks Marku i cili mbante të mbyllur dy djemtë e tij në banesën në Durrës dhe qëllonte me breshëri automatiku ndërsa ishte nën efektin e lëndëve narkotike.

Në emisionin “Top Story” me Grida Dumën në Top Channel, Karamuço u shpreh se para se të mbërrinin forcat “RENEA”, kishte qenë drejtori i policisë së Durrësit ai që kishte negociuar me Aleks Markun për ta mbajtur nën kontroll që mos të dilte dhe të qëllonte edhe jashtë banesës.

Duke qenë se Aleks Marku mendonte se jashtë ndodheshin “të dashurit” e bashkëshortes së tij, drejtori i policisë i kishte thënë se ata ishin arrestuar ndërsa i bënte thirrje që të qetësohej dhe të dorëzohej.

“Nga përdorimi i narkotikëve shkaktohen çrregullime të forta dhe kalon në deiluzion. Ajo është faza e parë, kjo në ngjarjen konkrete, është faza e dytë. Mendohej se mos ka shkuar bashkëshortja në shtëpi dhe ky e ka vrarë. Frika e madhe aty, ata fëmijë kanë një traumë që do i ndjekë gjithë jetën. Negociatori i parë ka qenë drejtori I policisë së Durrësit, se ky ka dashur të dalë të qëllojë drejt armiqëve imagjinarë. Drejtori i ka thënë rri aty se këta i kemi kapur ne. Pra është bërë një lojë për të bërë të mundur arrestimin e këtij personi”- zbuloi profesori.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA