Athina zyrtare ka protestuar përsëri ndaj presidentes së re të Maqedonisë së Veriut Gordana Silianofska Dafkova.
Pas reagimeve të forta dhe ndërhyrjes së kryesisë në largim të Ministrisë së Jashtme në Shkup, nga zyra e zonjës Silianovska është deklaruar se: Në daljet e saj publike, presidentja maqedonase ka të drejtë të përdorë emrin Maqedoni, si akt individual dhe e drejta për vetëpërcaktim dhe vetëvendosje, duke respektuar të drejtat dhe liritë themelore të njeriut dhe në përputhje me vlerat dhe parimet evropiane.
Nga studio e TV publik ERT ministri i Jashtëm Georgios Gerapetritis ka deklaruar se Greqia “kërkon respektimin e Marrëveshjes së Prespës dhe se do të krijojë një kontekst që të ketë një zbatim të plotë të saj , pasi nuk është çështje vetëpërcaktimi i secilit person zyrtar , por çështje zbatimi të plotë të asaj që është rënë dakord dhe është ratifikuar nga të dyja palët”.
Në të njëjtën gjatësi vale ka qenë edhe pozicionimi i zëdhënësit të qeverisë, Pavlos Marinakis.
Zgjedhja e Presidentes së re të Maqedonisë së Veriut është provokuese dhe fyese edhe bie ndesh se me Marrëveshjen e Prespës pas miratimit të saj, nga Greqia dhe Maqedonia e Veriut që janë të detyruara ta zbatojnë , edhe me Kushtetutën e vendit të saj.
Ndërkohë në Greqi konservatorët në fuqi fajësojnë Marrëveshjen duke e quajtur jo të saktë dhe qeverinë Tsipras që e nënshkroi. Kurse partia opozitare Syriza akuzon qeverinë që gjithë këto vite nuk ka bërë asgjë për të ndjekur zbatimin me rigorozitet të saj dhe nuk ka ratifikuar ende 3 memorandume në parlament të cilat e konsolidojnë nga ana ligjore.
Orët e fundi ish-kryeministrat Aleksis Tsipras dhe Zoran Zaev, dy arkitektët e Marrëveshjes së Prespës, në një bisedë telefonike të thirrur nga politikani grek, kanë nënvizuar rëndësinë e respektimit me besnikëri të saj dhe bashkëpunimit të dy vendeve si për perspektivën evropiane të Maqedonisë së Veriut, ashtu edhe për paqen dhe stabilitetin e Ballkanit Perëndimor, në një periudhë tensionesh të mëdha në rajon.
Duke theksuar se sa hipokrit dhe i rrezikshëm është populizmi nacionalist që u zhvillua dhe u rrit në të dyja vendet, ata ranë dakord që në periudhën e ardhshme të ndërmarrin iniciativa të përbashkëta për mbështetjen dhe zbatimin e Marrëveshjes, avancimin e marrëdhënieve mes dy popujve dhe paqen e stabilitetin në rajon.
Pas reagimeve nga SHBA dhe BE kundër veprimeve të zonjës Silianofska edhe presidenti i Bullgarisë si dhe kryeministri i saj kanë theksuar se Sofja nuk pranon deklarata dhe sjellje që bien ndesh me Traktatin e Miqësisë, Fqinjësisë së Mirë dhe Bashkëpunimit të vitit 2017, si dhe me traktatet e tjera ndërkombëtare që ka nënshkruar Republika e Maqedonisë së Veriut.
Top Channel