Kryeministri Rama niset drejt stadiumit “Galatsi”/ Shoqërohet nga forca të shumta sigurie, pritet të takohet me emigrantët
12/05/2024 10:54
Pasi mbërriti në aeroportin e Athinës, kryeministri Edi Rama është nisur drejt stadiumti “Galatsi”, aty ku do të takohet me emigrantët shqiptarë.
Autoritetet greke kanë marrë masa shumë të rrepta sigurie për vizitën e sotme të kryeministrit Rama në Athinë, e cila do të nisë pas mbërritjes së tij në “El. Venizelos” në orën 8.30-9.00 të mëngjesit.
Qindra punonjës policie (MAT, EKAM, OPKE, DIAS, Siguri, Qarkullim) do të jenë në dispozicion për të siguruar kalimin e qetë të Edi Ramës në vendin ku do të zhvillohet fjalimi i tij dhe për ta mbrojtur atë deri në momentin e largimit të tij.
Top Channel