VIDEO/ Po jepte autograf pas ndeshjes në Itali, tenisti i njohur serb goditet në kokë, përfundon në spital

11/05/2024 11:20

Një incident ka ndodhur në fund të ndeshjes së fituar në “Internazionali di Roma” nga tenisti Novak Gjokovic ndaj francezit Moutet me rezultatin 6-3, 6-1.

Ndërkohë që Gjokovic po dilte nga fusha qendrore e Foro Italico dhe po jepte autografe për tifozët, një shishe uji që ra nga tribuna e goditi në kokë, duke e bërë të rrëzohej për disa sekonda në tokë.

Goditja në kokë i ka shkaktuar edhe gjakderdhje të lehtë, dhe më pas është transportuar në qendrën mjekësore për mjekim.

Nga videot në rrjetet sociale shihet se lojtari serb është goditur pa dashje nga shishja e ujit që doli nga çanta e shpinës së një personi që ishte përkulur për të marrë autograf.

 

Top Channel