 U dënua me 5 vite burg për shfrytëzim të parave nga qeveria e Gaddafit, gjykata cakton datën për shqyrtimin e kërkesës për liri nga Sarkozy
																		
					
					
					
						U dënua me 5 vite burg për shfrytëzim të parave nga qeveria e Gaddafit, gjykata cakton datën për shqyrtimin e kërkesës për liri nga Sarkozy						 31/10 19:49
					
				 
								
			Kancelari gjerman Olaf Scholz ka paralajmëruar qeverinë izraelite kundër një ofensive ushtarake në Rafah.
Në një deklaratë për mediat, Scholz tha se një gjë e tillë do të ishte “e papërgjegjshme” dhe do të sillte humbje të mëdha të jetëve të njerëzve të pafajshëm.
“Nuk besoj se një ofensivë e tillë është mundur pa humbje të pabesueshme njerëzore”– u shpreh Shcolz.
Duke iu përgjigjur pyetjes për furnizimin me armë të Izraelit, kancelari tha se qeveria gjermane furnizon armë vetëm në raste individuale dhe ku është e qartë se ato nuk mund të përdoren në situata që mund të bien ndesh me ligjin ndërkombëtar.
Në çdo rast, Gjermania nuk i furnizon Izraelit armë siç bëjnë Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Top Channel