EMRI/ Theu xhamin e makinës së çiftit italian dhe vodhi 2500 euro, arrestohet 35 vjeçari në Vlorë! Sapo ishte liruar nga burgu falë Amnistisë

11/05/2024 18:10
Arrestimi i 35 vjeçarit

Grabiti makinën e çiftit italian në Vlorë, arrestohet 35 vjeçari në Vlorë! Sapo ishte liruar nga burgu falë Amnistisë Penale

Pas ngjarjes së ndodhur pasditen e djeshme (10 maj) në Vlorë ku u grabitën 2500 euro dhe sende me vlerë nga makina e një çifti italian, policia ka arritur të arrestojë autorin.

Në pranga ka rënë 35 vjeçari Ervis Myrtaj i cili u kap pasditen e sotme nga policia në lagjen “28 nëntori”.

Autori ka vërejtur se po ndiqej nga policia dhe e ka lënë makinën me të cilën lëvizte dhe më pas ka tentuar të ikë me vrap. Pas ndjeshjes nga policia për më shumë se 10 minuta në lagjet e Vlorës, u bë i mundur arrestimi i tij.

Sipas informacioneve të konfirmuara për Top Channel, i arrestuari rreth 35 vjeç sapo ka dalë nga burgu duke përfituar nga Amnistia Penale.
Policia po e kontrollon makinën e tij si dhe çantën që la në makinë kur tentoi të largohej me vrap.

Top Channel