Ushtria izraelite merr nën kontroll pikën kufitare të Rafah, momenti kur zbarkojnë tanket

09/05/2024 08:23

Tashmë janë bërë publike momenti kur trupat izraelite me tanket e tyre zbarkojnë në pikën kufitare të Rafah, në anën palestineze.

Një numër i lartë tankesh dhe ushtarës kanë zbarkuar për të vijuar operacionin e psuhtimit të cilën ata e kanë përmendur si objektivin e luftës.

Kjo kjo pikë kalimi është kryesore për kalimin e ndihmave humanitare në gazën e shkatërruar nga sulmet izraelite.
Inkursioni i Izraelit në Rafahun lindor erdhi pasi Hamasi tha se kishte pranuar një propozim armëpushimi, por që pala izraelite tha se ishte “shumë larg” nga ajo që negociatorët kishin rënë dakord më parë.

Të mërkurën, bisedimet që synonin marrëveshjen për një armëpushim në luftën shtatëmujore u mbajtën në kryeqytetin egjiptian “me të gjitha palët të pranishme”, sipas mediave të lidhura me shtetin egjiptian.
Shtetet e Bashkuara, aleati i ngushtë i Izraelit dhe ofruesi kryesor i ndihmës ushtarake, konfirmuan se negociatat ishin duke u zhvilluar.

Top Channel