Drejtuesi politik i socialistëve në Tiranë bëri thirrje që anëtarët e partisë të lajmërojnë të afërmit e tyre emigrantë në Greqi, që të marrin pjesë në takimin e parë të kryeministrit Rama në diasporë.
“Me këtë vizion të 2023-ës mund të kemi ditë edhe më të mira të organizimit në diasporë dhe nëse e keni telefonin me vete, fiksoni kush janë kushurinjtë, miqtë apo socialistët e tejrë në Athinë ne do të jemi në mbështetje të Edi Ramës dhe PS, për të vazhduar turin në Milano, pastaj në Londër dhe Gjermani. Ky është raundi i parë, më pas do të kthemi sërish me sekretarë të emigracionit ose sipas specifikave, ku do të kemi miniture”, tha Veliaj.
Më 12 Maj, kryeministri Rama do të jetë në takimin e parë të turit në diasporë me emigrantët shqiptarë në kryeqytetin grek Athinë. Për këtë takim ka patur shqetësim nga Athina dhe veçanërisht kryeministri Mitsotakis, për shkak se bëhet para zgjedhjeve për parlamentin europian.
Por kryeministri Rama u përgjigj duke thënë se Vizita ime e ardhshme në Athinë të dielën, më 12, nuk ka lidhje me çështjet e brendshme të Greqisë, zgjedhjet e Parlamentit Evropian në Greqi, apo ndonjë narrativë specifike që mund të zgjojë interesin e politikanëve grekë, por që nuk janë në agjendën e qeverisë shqiptare.
Top Channel