“Janë vetëm 11 muaj nga zgjedhjet, sa të thahen rrobat e banjos…”,Vangjeli për mbledhjen e PS: Retorikë zgjedhore, identifikohet fryma e fushatës

09/05/2024 21:29

Analisti Lorenc Vangjeli e konsideron një retorikë zgjedhore fjalimin e kryeministrit Edi Rama në mbledhjen e jashtëzakonshme të mbajtur disa ditë më parë.

Vangjeli: Rama bëri Big Beng-un e tij, pas 120 minutave fjalim, shpërthimi që pasoi mund ta identifikojmë frymën e fushatës së nesërme, të gjithë strategjinë e PS e cila në 11 muaj që nga sot do të shkojë të kërkojë një mandat të katërt, retorikë zgjedhore pjesë e një kurthi të madh që ka rënë e gjithë politika, demokratët ende po mbushen me frymë, nënshtresa kryesore e saj është pakënaqësia ndaj Spak, të gjithë nuk e duan por askush nuk guxon të thotë diçka të tillë, do të donin ta pengonin por s’mund ta bëjnë.

Ky është për ta kuptuar kjo lloj oferte e Ramës është aksion politik ku disfata vlen më shumë se sa fitorja, Rama mbetet vetëm dhe shkon në zgjedhje duke thënë këta më kanë penguar shikoni se ç’do të bëj nesër. Janë vetëm 11 muaj deri në prillin e ardhshëm, sikur të punojnë me efektivitet në parlament, po sa të thahen rrobat e banjos sa të përgjumemi gjatë vapës, ka filluar. Shikoni sa i madh është frustrimi i i politikës.

 

 

 

Top Channel