“Konflikte të vazhdueshme dhe mungesë komunikimi”, zbulohen arsyet që çuan drejt divorcit Elia Zaharian dhe Princ Lekën! Ajo i rikthehet skenës, ai shijon lidhjen e dashurisë

08/05/2024 13:09

Elia Zaharia dhe Princ Leka janë zyrtarisht të divorcuar.

Në vendimin e Gjykatës thuhet se çifti, prindër të një vajze të vogël, kanë vendosur të ndahen pasi kanë pasur konflikte të vazhdueshme, mungesë komunikimi dhe se kishin ndërprerë bashkëjetesën.

Kështu hidhet poshtë se martesa është zgjidhur për shkak të tradhtisë së Princ Lekës ndaj Elia Zaharias.

Konfliktet e çiftit u bënë publike pas qarkullimit të një videoje, ku Leka, babai i Elias dhe vetë ajo, konfliktoheshin fizikisht mes tyre.

Ndërkohë pas këtyre pamjeve, ata përfunduan në Gjykatë, me urdhër mbrojtjeje ndaj njëri-tjetrit.

Ndërsa Elia i është rikthyer jetës së saj profesionale dhe ngjitjes në skenë me disa vepra, nga ana tjetër Leka po shijon lidhjen e tij të të dashurisë.

 

FOTO GALERI
10/10

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA