Tema e pjesës së dytë të podkastit Mekast të motrave Pojani këtë të premte ishte si mund të dallohen personat e pasur dhe ata që shtiren si të tillë.

Ato analizuan disa prej sjelljeve që karakterizojnë milionerët në vendin tonë.

Megi: Çfarë e bën një person në gjykimin tonë që të jetë i pasur?

Marsi: Të udhëtosh dhe të bësh blerje

Megi: Sa herë në vit bëjnë pushime?

Marsi: Udhëton në fundjavë, unë e kam vënë re për shembull këta që haen ku e kalove fundjavën, janë shumë të shpeshta dhe janë çdo fundjavë.

Megi: Po veshjet?

Marsi: Ti ke aq lek çfarë do të blesh?!

Megi: Kryekëput Louis Vuitton, nuk është e bukur as për t’u parë

Marsi: Unë mendoj që ky burrë ose grua është bërë me para pas vitit 2000.

Megi: Duhet të ketë domosdoshmërisht një orë të shtrenjë që e mban në përditshmëri?

Ina: Zakonisht këta që kanë shumë lek i koleksionojnë orat

Megi: A kanë një makinë të shtrenjtë?

Marsi: Po patjetër

Ina: Jo gjithmonë.

Marsi: Nëse je shumë i pasur patjetër që do të ketë çdolloj makine, ai blen makina, i koleksionon

Megi: Mbase nuk e ka në pasionet e veta të koleksionojë makina

Marsi: Nëse unë nuk do të dija asgjë për të, ajo çfarë do të vija re, një njeri i rritur mirë domosdoshmërisht vjen nga një famije e mirë, po them që ka edhe para, për shembull Ina në tavolinë ka bërë një sjellje që do të tërheqë vëmendje, ai nuk e ka në lupë këtë sjellje dhe e kalon.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA