Teme Sejko, i sakrifikuari i çamëve/ Nderohet në 80-vjetorin e përkujtimit të gjenocidit të Çamërisë

03/05/2024 14:14

Në kuadër të 80 vjetorit te gjenocidit të Çamërisë u përkujtua figura e Teme Sejkos.

“Teme Sejko i sakrifikuari i çamëve. Do e kujtojmë, lartësojmë figurën e tij!”

Të birit, Rajmondit ju dha medalja e mirënjohjes, i cili mes emocionesh rrëfeu momentin kur mori vesh pushkatimin e të atit : patriotit të lëvizjes nacional çlirimtare e themeluesit të çetës Çamëria.

 “Isha 12 vjeç kur pushkatuan babanë. Kur erdhën në shtëpi ta arrestonin me ato kostumet gri unë me vëllain ishim në oborr dhe s’po kuptonim ç’ndodhi… vetëm kur dëgjuam ulërimën e mamasë!”, tha ai.

Me inskenimin e komplotit çam dhe përbuzjen e këtij komuniteti, përndjekja e persekutimi i familjes Sejko preku dy gjenerata. Dëshmitarët, studiuesit, të afërmit kërkojnë që drama e familjes Sejko të jetë pjesë e kurrikulave mësimore dhe historia të mos harrohet.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA