Vezët e kuqe janë një prej simbolikave më të bukura të Pashkës ortodokse dhe në Korçë tradita vazhdon të ruhet.
E Enjtja e Madhe shoqërohet me shumë rituale për zonjat korçare të cilat e nisin ditën herët. Në çdo banesë shportat me vezë të kuqe janë dekoruar bukur dhe janë vendosur në tryezë ku do të mbahen deri të dielën për tu shpërndarë më tej tek njerëzit e afërm dhe fqinjë. Athina Themeli prej orës 5 të mëngjesit nisi përgatitjen e vezëve ndërsa tregon hapat e këtij procesi.
Asnjë vit Athinaja, një besimtare, nuk e ka braktisur ritualin madje as në kohën e komunizmit kur Shqipëria u shpall vend ateist. Si shumë besimtarë të tjerë ajo tregon se gjithçka e bënte në fshehtësi përveç kurorëzimit të martesës së saj në Kishë për të cilin ju desh të priste më shumë se dy dekada
Veza e Kuqe e Pashkës simbolizon jetën dhe sakrificën e Jezu Krishtit ndërsa besimtaret në meshën e së dielës i thyejnë vezët me njëri – tjetrin për të festuar fitoren e jetës mbi vdekjen.
Top Channel