“Të japë llogari Meloni e mos japë Rama”, Shehu e Bardhi kërkesë për interpelancë për RAI3, Çuçi: Nuk ka vend për seancë të tillë

02/05/2024 10:45

Mazhoranca nuk ka pranuar kërkesën e kreut të Grupit Parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi për interpelancë me kryeministrin Edi Rama lidhur me publikimin e investigimit në emisionit “Reporter” në Rai3.

Tritan Shehu: Kam kërkuar para pak javësh Interpelancë për Gjenocidin serb në Kosovë. Kanë kaluar afatet dhe nuk kam asnjë njoftim. Për mua dhe kryeministrin kjo mund të presë por për ngjarjet që po zhvillohen, kur në datë 6 votohet në OKB për rezolutë të Srebrenicë. Në vend që në 6 maj të diskutohet gjenocidi në Kosovë, diskutohet ai për Srebrenicës. Dua njoftim.

Nikolla: Brenda këtij kalendari do të mbahet interpelanca.

Bardhi: Kërkesat për interpelancë të PD i fusni në sirtar, nga ana tjetër kërkesat për interpelancë me kryeministrit as nuk njoftoni Kuvendin. E keni bërë rrugë. Duhet të ishte interpelancë në rastin me RAI3. Keni detyrimin që nëse keni marrë vendim për të mos pranuar interpelancën, duhet njoftuar. E kuptoj që keni frikë edhe t’ja përmendni emrin Edi Ramës, por mbajini për vete, Kuvendi nuk ka frikë ta thërrasë në interpelancë e t’i kërkojë llogari. Të japë llogari për veprimtarinë e Edi Ramës Meloni e mos japë Rama, tejkalon çdo logjikë. Informoni seancën për mbërritjen e interpelancës dhe na jepni kohën për të sqaruar kërkesën.

Nikolla: Ju kam sqaruar në Konferencën e Kryetarëve, por e bëj prap.

Çuçi: Në mbledhjen e Konferencës së Kryetarëve u bënë të qarta arsyet përse ajo interpelancë nuk mund të bëhet dhe aq më tepër në mënyrë urgjente. Nuk është çështje për interpelancë sipas përcaktimeve që bën rregullorja e Kuvendit. Këto sqarime janë bërë, ku edhe kreu i Grupit Parlamentar të PD ka pasur kohën për të dhënë shpjegime

Top Channel