Protestuesit hyjnë në Kuvend/ Aktivistët hedhin letra drejt deputetëve, baner për të drejtën e votës së emigrantëve

02/05/2024 10:39

Një grup protestuesish kanë hyrë në seancën plenare të Kuvendit këtë të enje.

Ata shpalosën një baner për votën e diasporës ku shkruhej “Dua të votoj në 2025 nga Diaspora” dhe më pas qetësisht hodhën letra brenda sallës.

Protestuesit u larguan nga punonjësit e Kuvendit.

Top Channel