EMRAT/ Shpërndanin drogë afër shkollave dhe lokaleve, zbulohet kush janë 20 personat që ranë në pranga sot në kryeqytet

02/05/2024 10:06

Një operacion antidrogë është zhvilluar këtë të enjte në Tiranë, ku për 20 persona Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, ka caktuar masën e sigurimit personal “Arrest në burg”, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Të arrestuarit janë: Rei Ramushi, 27 vjeç; Emiljano Birja, 30 vjeç; Abdullah Zyberi, 31 vjeç; Albjo Shkira, 28 vjeç, Kevin Nazari, 27 vjeç; Amarildo Jashari, 26 vjeç; Florjan Çepa, 46 vjeç, Ibez Zebi, 29 vjeç, Florjan Miha, 20 vjeç; Erol Bardhoshi, 34 vjeç; Andrin Bajraktari, 19 vjeç, Emiljano Maksutaj, 28 vjeç, Hamza Firi, 20 vjeç; Albi Bulku, 36 vjeç; Maringlen Kolaj, 19 vjeç; Armando Disha, 19 vjeç Klodjan Lena, 20 vjeç; Altmir Mustafaraj, 29 vjeç Gentjan Agaj, 24 vjeç, Flori Lime.

Sipas Policisë së Shtetit, gjatë operacionit antidrogë janë sekuestruar 3.5 kg kokainë, 50 doza heroinë, 100 doza kanabis dhe 5 automjete.

Grupi kriminal vepronte afër shkollave dhe ambienteve të frekuentuara nga të rinjtë e kryeqytetit. Pesë anëtarë të grupit kriminal janë arrestuar më parë ndërsa janë shpallur në kërkim 10 prej tyre.

Top Channel