Burri i ministres Ibrahimaj goditi me thikë drejtorin e Trajtimit të Kredive, Policia pranon se nuk e ka publikuar rastin: Nuk futet te…

02/05/2024 09:45

Policia e Shtetit pranoi se nuk e ka publikuar rastin e përfshirë bashkëshorti i ministres Delina Ibrahimaj, Andri Ibrahimaj ku goditi me thikë drejtorin e Trajtimit të Kredive, Eri Koshaj.

Drejtori i Policisë së Tiranë, Tonin Vocaj tha se kjo ngjarje nuk futet te rastet sensitive për të cilat policia jep njoftime për shtyp.

Ai theksoi se të gjitha materialet janë referuar në prokurori, institucioni që po heton këtë çështje.

“Lidhur me këtë ngjarje, ngjarja është e vitit të kaluar. Lidhur me këtë ngjarje strukturat e hetimit të komisariatit nr.1. kanë kryer procedurat. Materialet janë çuar në prokurori, për veprën penale goditje për shkak të detyrës. Është e vërtetë fakti se nuk është bërë e mundur që të kapte menjëherë autori i kësaj ngjarje.

Lidhur me pyetjen tuaj se policia ka pasur një mungesë transparence, kjo ngjarje nuk futet te ngjarjet sensitive për të cilat policia jep njoftime për shtyp. Të gjitha materialet janë referuar në prokurori, dhe është prokuroria që po heton këtë çështje”, tha Vocaj.

Top Channel