Azil-kërkuesi i refuzuar paguhet 3,000 paundë nga Britania për të shkuar në Ruanda (fotot)

01/05/2024 16:24

Mediat britanike raportonin sot rastin shokues të një azil-kërkuesi të refuzuar nga autoritetet, që tashmë është paguar 3000 paundë për të pranuar skemën e “azilantëve vullnetarë” që pranojnë te vendosen në kampin në Ruanda.

Siç u njoftua muajin që shkoi nga qeveria, emigrantëve me pretendime të refuzuara u ofrohen deri në £3,000 për t’u vendosur në vendin e Afrikës lindore, shkruan rrjeti shtetëror BBC.

I raportuar fillimisht nga The Sun, lajmi për refugjatin e paemëruar thotë se është nisur drejt Ruandas të hënën, pasi kishte humbur të gjitha të drejtat për të qëndruar në Britani. Ata nuk thonin se cila ishte origjina e refugjatit

Opozita laburistë tha se kjo do të thotë se ministrat e qeverisë janë të dëshpëruar të bëjnë të funksionojë planin e Ruandës, para zgjedhjeve lokale në Angli.

Skema e shpërblimit thuhet se po përdoret për të gjithë ata që nuk kanë të drejtë të qëndrojnë në Britani ose që kanë kryer krime në vende të tjera, shkruan BBC.

Ministria e brendshme britanike thotë se pagesat janë për akomodim të përkohshëm në vendin e destinacionit, për arsim apo për hapjen e një biznesi.

Sipas statistikave zyrtare 19,253 njerëz janë larguar nga Britania vitin që shkoi pasi nuk kishin më të drejta për të qëndruar. Shifra llogaritet se është shumë më e ulët nga numri i refugjatëve ilegalë që vijnë çdo muaj në Britani.

Opozitarja Yvette Cooper e quante panin e kthimeve vullnetare “lodër para-zgjedhore,” duke shtuar se taksapaguesit “po japin £3,000 për çdo vullnetar që i hipën avionit”.

Edhe lideri liberal-demokrat Ed Davey tha se plani ka të bëjë me zgjedhjet që afrojnë, dhe se kjo “nuk i ndalon barkat”./BBC/

FOTO GALERI
1/3
Një azil-kërkuesi të refuzuar nga autoritetet është paguar 3000 paundë për të pranuar skemën e “azilantëve vullnetarë” qe kthehen ne Ruanda

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA