Më shumë se 50,000 emigrantë minorenë të ardhur në Evropë janë zhdukur, thotë raporti (fotot)

30/04/2024 18:38

Numrin më të lartë e ka Italia me 23,000 minorenë të zhdukur, thuhet në raportin e grupit të aktivistëve ‘Lost in Europe Project’

Më shumë se 50,000 minorenë të pashoqëruar, janë zhdukur pasi kanë ardhur ilegalisht në Evropë dy vitet e fundit, sipas sondazhit të grupit te gazetarëve evropianë.

“Italia kishte numrin më të madh të të zhdukurve të mitur me 22,899, e ndjekur nga Austria (20,077), Belgjika (2,241), Gjermania (2,005), Zvicra (1,226),” tregonin të dhënat e, mbledhura në 13 vende evropiane në vitet 2021 – 2023.

Aktivistët shtonin se shifrat mund të jenë më të larta prej mungeses së informacioneve, pasi shumë vende evropiane nuk mbajnë të dhëna minorenët e pashoqëruar të zhdukur.

“Këto shifra shokuese tregojnë se sa serioze është çështja”, thuhej në raport.

Zbulimet mbështeteshin nga Aagje Ieven, e agjencisë evropiane për fëmijët e humbur, e cila tha: “Ky numër i minorenëve të pashoqëruar, shërben si një kujtesë për ajsbergun gjigant që fshihet nën sipërfaqe”./Anadolu/

FOTO GALERI
1/3
Më shumë se 50,000 minorenë të pashoqëruar, janë zhdukur pasi kanë ardhur ilegalisht në Evropë dy vitet e fundit, sipas sondazhit të grupit te gazetarëve evropianë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA