“Këngët e atdheut tim”, koncerti i Ansamblit të Këngëve dhe Valleve për nder të Lefter Çipës

30/04/2024 16:24

Ansambli i Këngëve dhe Valleve Popullore mbajti koncertin “Këngët e Atdheut tim”, në nder të Mjeshtrit të Madh të Penës dhe Polifonisë së Jugut, Lefter Çipa, “Nderi i Kombit”.

Vlerat muzikore, pjesë korale të përpunuara, nga krijimtaria e mjeshtrit Çipa dhe ndërthurje e polifonisë vokale me instrumentet popullore (Orkestrën), si dhe etydin koreografik, nëpërmjet përpunimeve muzikore dhe konceptimit skenik bashkëkohor, erdhën mjeshtërisht ne skene nga  Orkestra, Solistët, Grupi Vokal, Grupi i Valleve të AP-së, si dhe grupeve të ndryshme polifonike.

Lefter Cipa njihet si njeriu që investoi më shumë për polifoninë shqiptare. Lefter Çipa është autor i 18 librave të botuar me poezi si : “Bejkë e bardhë”, “Bilbilat e vendit tim”, “Shqipëri moj ballëhapur”, ” Këngët e Ruzanës”, “Dheun tim përsipër mbaj”, “Për Kosovën prapë do të ngrihem”, “Kënga që tret lotin”, “Këngët e Akroqeranit”,”Princi i Dashurise”, etj.  Konsiderohej “princi i sotëm” i polifonisë shqiptarë.

Top Channel