“Drejtësia nuk mund të kërkohet nëpërmjet padrejtësisë”, Dhoma e Avokatisë Shkodër në mbrojtje të gjyqtarit Sterkaj: Cenim i integritetit të shtetit

29/04/2024 13:15

Dhoma e Avokatisë Shkodër ka dalë në mbrojtje të gjyqtarit Tonin Sterkaj, të cilit iu vendos eksploviz ditën e ndjeshme në portën e banesës së tij.

Kryetari Anton Kosteri deklaroi se ky akt cenon integritetin e shtetit dhe sigurinë në qytet, ndërsa bëri thirrje që të zbardhet ngjarja.

“Ngjarje kriminale dhe e rëndë. Dihet botërisht se në banesën e gjyqtarit u vendos eksploziv. Dhoma e Avokatisë Shkodër shpreh solidaritet dhe mbështetje për gjyqtarin Sterkaj dhe familjen e tij. Është cenim real i integritetit të shtetit dhe sigurisë publike në qytet. Tregon vështirësitë që has çdo zyrtar në vendin tonë, veçanërisht magjistratët në kryerjen e detyrës.

Kjo kërkon një kundërpërgjigje nga organet ligjzbatuese që i inkurajojmë të zbardhin sa më shpejt ngjarjen. Ne nënvizojmë se dhuna e presioni janë mjeti i gabuar për zgjidhjen ne problemeve. Drejtësia nuk mund të kërkohet nëpërmjet padrejtësisë”, tha ai.

Top Channel