Rithemelimi, politikë dhe biznes! Noka hodhi akuza në Ersekë, por tenderët i merr kompania e kreut të PD-së së zonës

28/04/2024 19:31

Në pamje të parë agresiviteti retorikës politike të përfaqësuesve të Rithemelimit të Berishës duket parimore siç i ka hije një opozite, në raport me kundërshtarin në të gjitha nivelet e qeverisjes.

Por në fakt kur vjen puna për të bërë biznes, vijat e kuqe ndarëse mes Rithemelimit dhe Socialisteve,  bëhen rozë dhe mbyllen sytë qëllimisht.

Këtë e vërteton ajo që ndodhi në Ersekë ku gjithë eufori Flamur Noka shënjestrën e sulmit e drejtoi nga krye bashkiaku Erion Isai.

Këta të dy nuk përfaqësojnë qytetarinë, por babëzinë e një grabitqari, babëzinë e pushtetit, babëzinë e hajdutëve të pushtetit. Të gjitha këto padrejtësi që po ndodhin këtu në Kolonjë dhe në të gjithë Shqipërinë, kanë vetëm një emër: dhe ky emër është Edi Rama dhe Rilindja“-u shpreh Flamur Noka.

Për këto akuza të Flamur Nokës reagoi kryetari bashkisë Ersekë Erion Isai i cili i thotë:

“Sot fole për abuzime; por pyet pak partinë tënde aty: Kur Bashkia abuzon si ka mundësi që kryetari yt i rithemelimit është fitues i shumë tenderave në atë bashki?

Mbase ka padija ose nga parimi shahemi në publik por bëjmë biznes bashkë Flamur Noka, nuk u tha banorëve të Ersekës një fakt që ata e dinë, se kush është kompania  përfituese  kryesore e tenderave në këtë bashki.

Ajo është kompania Duro SHPK me bashkë-administrator Viktor Duro, i cili është kryetar i degës lokale të Rithemelimit.

Ky dokument tregon historikun e tenderave të kësaj bashkie ku fitues në të paktën 9 raste është kompania Duro SHPK me vlerë totale mbi 26 milion lekë.

Këto tendera janë plotësisht të rregullt dhe jo me flamur të kuq por flamuri që ngrihet në këtë rast është morali me të cilin, deputetët e Rithemelimit kërkojnë të vinë në pushtet.

Top Channel