Erika, konkurrentja që ka bërë jo pak bujë në “Përputhen” ishte e ftuar sot në rubrikën “Mos i bjer me Top” në E Diell në Top Channel.
Moderatori Ronaldo Sharka i kërkoi asaj të telefononte Buçin dhe ta ‘shtanzhonte’ sikur asaj i kishin ardhur disa foto të tij me një vajzë tjertër dhe në këmbim, t’i kërkonte 20 mijë euro.
Erika: Më kanë ardhur ca foto mua, me njërën që je fejuar. Këto fotot nuk besoj se do i mbaj vetëm unë, edhe portalet. Kështu tallesh ti me mua, qenke fejuar dhe thua kam ndjenja për ty
Buçi: A je në rregull nga mendja.
Erika: Ose do më japësh 10 mijë euro ose këto i shkojnë Olsës dhe direkt në portale. Ti ke unazë aty.
Buçi: S’ka shance
Erika: Ajo dukej shtatzëne
Buçi: Ça është ky 20 mijë eurosh, do lekë nga unë ti
Erika: Meqë dashuri s’po më jep…më jep lek
Buçi: S’kam unë të dashur a je në terezi ti, a takohemi të jap një kafe se s’qenke në terezi. Nëse je mërzit, s’ka arsye të më kthehesh në këtë mënyrë.
Top Channel