“Do të doja shumë të isha në Sheshin Skënderbej për të ngritur lart Flamurin Kuqezi”, Veliaj mesazh për 28 Nëntorin nga burgu, ndan pamjet nga Tirana
Roma nuk arriti të përfitojë nga hapi fals i Bolognës dhe të afrohet më shumë me vendin e katërt, pasi nuk shkoi dot përtej barazimit 2-2 në transfertën ndaj Napolit.
Në “Diego Armando Maradona” u zhvillua një pjesë e parë e luftuar, por pa gola, të cilët erdhën me shumicë në 45-minutëshin e dytë. Ishte Paulo Dybala që i dha avantazhin Romës, pasi ekzekutoi saktë një penallti të fituar nga Azmoun, por vetëm pesë minuta më vonë Napoli riktheu baraspeshën me anë të Oliverës.
Në të 84-ën Osimhen shënoi nga pika e bardhë për t’i dhënë avantazhin Napolit, por edhe këtë herë festa zgjati 5 minuta, pasi Tamy Abraham ishte në vendin e duhur për të shtyrë në rrjetë me kokë një top të devijuar në zonë, duke i dhënë barazimin Romës.
E nëse verdhekuqtë ndalen, nuk bën të njëjtën gjë Atalanta, që ia doli të triumfojë 2-0 ndaj Empolit dhe të ngjitet në kuotën e 57 pikëve, vetëm dy më pak se Roma, që ka luajtur një ndeshje më shumë.
Pasalic dhe Lookman shënuan për Atalantën në fitoren ndaj toskanëve, teksa zikaltrit e Gasperinit tashmë shpresojnë te vendi i pestë, që do të përkthehej në pjesëmarrje në edicionin e ardhshëm të Champions League.
Top Channel