“Rama sulmoi studentët”, Bardhi: Për Ballukun kërkon t’a prezumojmë të pafajshme, ndërsa qytetarët që protestojnë kërkon t’i shpallim fajtorë 23/10 17:58
Fitore dhe festë tek Interi. Pasi zyrtarizoi titullin kampion në derbin ndaj rivalëve të përjetshëm të Milanit, skuadra e Simone Inzaghit mposhti 2-0 Torinon në një “San Siro” plot ngjyra zikaltër.
Hakan Calhanoglu shënoi dy golat e fitores, të dytin me penallti, ndërkohë që miqtë luajtën me një lojtar më pak prej minutës së 49′. Pas daljes me të kuq të Tamezes.
Kristjan Asllani u fut në fushë në minutën e 63′. Në fund festë me tifozët, teksa nuk munguan batutat mes mesfushorit të kombëtares shqiptare dhe teknikut Inzaghi./ Super Sport
Top Channel