“Ja pse Metës i intereson largimi i Monikës”, Artan Hoxha: Ai po kopjon Ramën, po vepron si kryeministri para 13 viteve

27/04/2024 10:27

Gazetari Artan Hoxha i ftuar në emisionin Top Talk në Top Channel tregoi arsyen e deklaratave të kreut të Partisë së Lirisë, Ilir Meta për deputeten Monika Kryemadhi.

Sistemi që po mundohet të aplikohet në Partia e Lirisë, sipas gazetarit, është kopje e kryeministrit Edi Rama para 13 viteve.

“Pse ai e largon në këtë moment zonjën Kryemadhi dhe të gjithë eventurazhin që ka zonja Kryemadhi, sepse ai mendon që i duhet një sistem tjetër, zonja Kryemadhi mendon që votat nuk mblidhen duke marrë sa më shumë shikime në rrjetet sociale, ajo mendon se kjo arrihet duke shkuar tek njerëzit. Ajo që po bën Meta është identike ajo që ka bërë Rama, Rama këtë gjë e ka bërë para 13 vitesh s’e ka bërë sot. PS këtë sistem që po mundohet të fusë Meta dhe PL, ka mbi një dekadë që e aplikon dhe kjo duket në fund të fundit një kopje”, tha Hoxha.

Top Channel