Burri që testoi ADN-në e ‘mumjeve aliene’ thotë se zbulimi i tij ‘ndryshon kursin e historisë’ (fotot)

27/04/2024 17:29

Gjetjet e njohura si ‘mumjet Nazca’ në Peru kanë qenë për disa kohë objekt debatesh mes studiuesve.

Madje një prej tyre që thotë se ka analizuar përbërien gjenetike të mumjeve, shton se zbulimet mund të sjellin një tjetër botëkuptim për historinë.

Ky sigurisht është një pretendim i fortë prandaj do të duhen prova për ta mbështetur, shkruan rrjeti britanik Ladbibble.

Ufologu Jamie Maussan kishte prezantuar më parë një ‘mumje aliene’ të quajtur Montserrat e cila kishte duar e këmbë me nga tre gishta.

Jois Mantilla gjithashtu ka punuar me mumjet e gjetura në disa vendndodhje në Peru, për identifikimin e origjinës së tyre.

Mantilla beson se ‘mumjet Nazca’ datojnë prej mijëra vjetësh dhe më parë ecnin mes njerëzve, pa thënë nëse ishin alienë apo jo.

Por megjithëse Maussan e Mantila thonë se kanë prova për kërkimet e tyre mbi krijesat misterioze, shumë kritikë të tjerë i kanë thënë hapur se ato janë asgjë më shumë se kukulla të sajuara për të tërhequr vëmendje.

‘Mumja’ Monserrat e prezantuar më së fundmi është rreth 1 metër e gjatë dhe raportohet se ishte shtatzënë kur kishte vdekur. Ajo ka një pamje tipike alienve të filmave, me kokë të harkuar dhe gjymtyrë të gjatë.

Studiuesi peruan shpjegonte: “Kjo ADN e e dokumentuar tregon se vetëm kombinimi i katër geneve ka krijuar një qenie.

“Kjo nuk mund të arrihet me teknologjinë tonë, edhe sikur të kishim miliarda në dispozicion.”

“Ka prova fizike se njerëzit dikur kanë bashkëjetuar me specie të ngjashme me tonën, dhe kjo mund të ndryshojë kursin e historisë”, shtonte ai.

Por jo të gjithë ishin të bindur për ‘provat’ e tij.

Flavio Estrada, i institutit shtetëror peruan te historisë, deklaroi: “Ato nuk janë as jashtë-tokësorë, as brenda-tokësorë, nuk janë një specie e re dhe as një specie hibride”.

“Ato nuk janë asgjë nga çfarë na kanë thënë këta pseudo-shkencëtarë vitet e fundit.”

“Kjo është vetëm një histori e sajuar”, tha studiuesi që nuk impresionohej kollaj, duke shtuar se janë vetëm kukulla të krijuara me kocka kafshësh të ngjitura së bashku.

FOTO GALERI
1/3
Ufologu Jamie Maussan kishte prezantuar më parë një ‘mumje aliene’ të quajtur Montserrat e cila kishte duar e këmbë me nga tre gishta.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA