Doli dje nga burgu pasi përfitoi nga amnistia, përfundon liria për “Buzëderrin”… arrestohet sërish sot në Vlorë

25/04/2024 12:39

Është arrestuar vetëm disa orë pasi përfitoi nga amnistia dhe doli nga burgu, Sokol Sinomati, ose i njohur ndryshe në botën e krimit me nofkën “Buzëderri”.

Sipas informacioneve të para, ai është arrestuar sot në Vlorë, pasi është dënuar me mbi 12 vite në Itali për drogë.

Kujtojmë se Sinomati, të cilin pak muaj më parë i vranë djalin në ballkonin e banesës duke e qëlluar me snajper, njihet si një ish-anëtari i bandës së Gaxhait, i dënuar për vrasjen e Elton Tatos në 2002.

 

Top Channel