“Mos të ishin kallëzimet, SPAK do rrinte pa punë?”, Rakipllari i përgjigjet Boçit: Prokuroria tha që nuk bashkëpunon qeveria, pse doli Gaz Bardhi?

25/04/2024 22:38

Nënkryetari i Partisë Demokratike, Agron Gjekmarkaj së bashku me nënkryetarin e Rithemelimit, Luçiano Boçi, të ftuar në Top Story, ngritën çësthjen se përse SPAK nuk e nisi kallëzimin që kërkoi Gazment Bardhi.

Drejtori i Informacionit në Top Channel, Robert Rakipllari, në përgjigje tha se Bardhi nuk e ka bërë kurrë këtë kallëzim, dhe se Prokuroria e Posaçme ka thënë që qeveria nuk bashkëpunon me drejtësinë.

Gjekmarkaj: Pse nuk merreni që Prokuroria nuk po heton?

Rakipllari: Sepse nuk ka bërë kallëzim, pse nuk e bën?

Gjekmarkaj: Po kemi kallëzuar, po luani me fjalët. Ka kërkuar indicie dhe ata duhet të hetojnë

Rakipllari: Mund ta çoj dhe unë një indicie për ty, të them të hetohet Agroni

Gjekmarkaj: Opozita është nën agresion, keni hallin që mërzitet qeveria. Ka çuar dokumente shtesë.

Grida Duma: Po nuk ka dokumente

Boçi: Hetimi penal është i kryer dhe ka lënë një çështje të pezulluar, kallëzimi është i bërë nga Prokuroria dhe ka grupin e strukturuar kriminal, nuk mund të bëhet kallëzim për një çështje të mbyllur…

Rakipllari: Pse e denoncoi Gaz Bardhi, çfarë solli të re? Mund të na e thuash?

Boçi: Sikur mos ishin këto kallëzimit, SPAK do rrinte pa punë?

Rakipllari: SPAK e ka thënë që qeveria nuk bashkëpunon. Pse doli Gaz Bardhi?

Gjekmarkaj: Mendon që ka indicie, që ka fakte të reja…

Top Channel