Miqësia 20-vjeçare që lindi nga “Ethet e së premtes mbrëma”, Orgesa dhe Kamela shkrijnë studion me kujtimet gazmore

25/04/2024 19:33

Pasditen e sotme, dy këngëtaret e njohura, Orgesa Zaimi dhe Kamela Islamaj ishin pjesë e “Ftesë në 5”.

Në një rrëfim mes emocionesh e lotësh për miqësinë 20- vjeçare, dy artistet treguan në studio momente nga më të veçantat nga kjo marrëdhënie.

Kamela tregoi se si një mesazh nga një numër i panjohur në telefonin e Orgesës e ngacmoi për përgjigjen plot humor.
“Ku je? Puç”, ishte mesazhi që shoqet nuk e dinin nga vinte dhe Kamela i sugjeroi t’i kthejë: “Kush je? Puç”.

Ky moment shkaktoi shumë të qeshura, teksa vajzat tregonin kujtimet nga puna bashkë në televizion, që nisi pas eksperiencës së tyre në spektaklin e hershëm ku u njohën, “Ethet e së premtes mbrëma”. Orgesa zgjodhi ta falenderojë mes lotësh Kamelën, për çdo kujtim të krijuar e të kaluar bashkë!

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA