“Lenci thuaji Luçianos të plaçin sytë që shan qeverinë”, Vangjeli-Gjekmarkajt: Do luftoja të thoshte i lirë atë që mendon, është grabitës shprese

25/04/2024 22:31

Nënkryetari i Partisë Demokratike, Agron Gjekmarkaj u përfshi në një debat me ironi me analistin Lorenc Vangjeli, në studion e Top Story, së bashku me nënkryetarin e Rithemelimit, Luçiano Boçin.

Gjekmarkaj: Lenci, ti thuash Luçes që të plasin sytë që kritikon qeverinë

Vangjeli: Ka disa nivele të ndryshme. Unë jam kundër mënyrës si gjykon Boçi, por do luftoja të thoshte i lirë ashtu siç mendon gjënë.

Boçi: Lorenc fito lirinë tënde

Vangjeli: Faleminderit

Boçi: Je peng në gjithë ato që thua

Vangjeli: Jam peng i logjikës, i bindjeve të mija dhe i mungesës së kompromisit me bindjen. Më keni vjedhur mua dhe kolegëve një alternativë për të ardhur në pushtet, jeni grabitës shprese

Gjekmarkaj: Të kesh një opozitë dhe gardë të ndershme, këto janë hipokrite

Vangjeli: Në atë lum të madh emigrantësh, kjo që po vjen në Shqipëri është një pikë uji, që nuk ia vlen barra qiranë të shpenzohet kaq shumë. Të bëjmë një kallëzim në SPAK, ta bëjë Bardhi që ajo Meloni po përfiton. Në këto dynja vetëm të marrët dhe të vdekurit nuk ndryshojnë mendim. Më dëgjo të të çmontoj racistin që keni brenda. Nëse nuk do ishin të zinj, por bionde, do kishit të njëjtin mendim?

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA