Presidenti kenian William Ruto drejtonte sot një takim të agjencive qeveritare teksa numri viktimave të përmbytjeve të papritura rreth kryeqytetit Nairobi u rrit në 13.
Zyrtarët paralajmëronin qytetarët të qëndrojnë në gatishmëri teksa të tjera shira priten në ditët në vijim.
Policia e Nairobi kishte gjetur sot tre trupa të tjerë duke çuar në 13 numrin e viktimave pasi shirat e rrëmbyer shkaktuan kaos në kryeqytet, duke bllokuar rrugë e ura e duke shkatërruar shtëpi në lagjet e varfra.
“Kemi gjetur tre trupa të tjerë dhe kërkimet vijojnë pasi për fat të keq ka ende njerëz të humbur,” tha komandanti i policisë lokale Fred Abuga.
Viktimat ishin gjetur në lumin Mathare i cili kalon përmes një zone me të njëjti emër në zonat e varfra rezidenciale, që ishin prekur më shumë nga përmbytjet.
Kenia dhe pjesë të tjera të Afrikës Lindore kanë pësuar tronditje të paparashikueshme të motit teksa shirat shkatërrimtarë erdhën pas një periudhë të gjate e te rëndë thatësire.
Zëvendës presidenti Rigathi Gachagua tha se popullata do të njoftohet për situatat e mundshme të motit.
“Qeveria do të përdorë të gjitha burimet financiare dhe të personelit për të mbrojtur njerëzit e Kenias nga kjo katastrofë”, tha ai./AFP/
Top Channel