Plagosje me thikë gjatë natës në Lushnjë, tre persona përfundojnë në spital SPAK ka vendosur të mos marrë në shqyrtim kallëzimin penal të vëllait të kryeministrit Olsi Rama ndaj kreut të grupit të PD-së, Gazment Bardhi.
Në vendimin e plote që Top Channel disponon thuhet se kallëzimi i Ramës ndaj Bardhit është pushuar për shkak se Gazment Bardhi nuk bëri kallëzim në prokurori për implikimin e vëllait të kreut të qeverisë në laboratorin e Xibrakës.
“…Gazment Bardhi nuk ka depozituar kallëzim penal në prokurori apo në policinë gjyqësore për shtetasin Olsi Rama. Përderisa nuk provohet se i kallëzuari e ka kryer faktin që është kallëzuar, atëherë nuk provohet as faji, pasi nuk provohet si element intelektual as edhe ai voluntiv që të ekzistojë faji si element thelbësor i përgjegjësisë penale…”, thuhet ne shkresën qe prokurori i SPAK ju ka përcjellë palëve.
Kështu, në ndryshim nga sa pretendoi në publik se kishte bërë kallëzim penal me faktet e reja që kishte zbuluar, Bardhi nuk ka depozituar një kallëzim në Prokurorinë e Posaçme kundër Olsi Ramës, por është mjaftuar vetëm me zhurmën në publik.
“Gjatë shqyrtimit të akteve rezultoi se me shkresën nr. 5383/1 datë 15.04.2024 (kthim përgjigje) citohet fakti se pranë zyrës së regjistrit dhe statistikës në Prokurorinë e Posaçme kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, pas verifikimeve të kryera, nuk rezulton se shtetasi Gazment Bardhi të ketë depozituar ndonjë kallëzim ndaj shtetasit Olsi Rama”, thuhet në dokumentet e mëposhtme”, thuhet në vendimin e SPAK.
Top Channel