Një numër i madh i simpatizantëve të BDI-së janë grumbulluar në Sheshin Skenderbeu në Shkup për të festuar.

Mes të pranishmëve ishin edhe Artan Grubi dhe Nazim Bushi. Grubi tha se fitoi UÇK-ja dhe Ali Ahmeti, pasi ky shesh është ndërtuar nga ata.

“U çlirua Çairi, fitoi Maqedonia Evropiane. Me gjithë ato obstruksione, me gjithë ato koalicione për ta shkatërruar UÇK-në, BDI-në dhe Ali Ahmetin votuesit u përcaktuan për BDI-në dhe Ali Ahmetin, kjo fitore do të dyfishohet më 8 maj. Kjo fitore do të jenë garantuese për Maqedoninë Evropiane. Jemi te sheshi jonë, këtë shesh e ka ndërtuar Ali Ahmeti dhe UÇK-ja. Dhe ky nuk është provokim”, tha Grubi.

Nga numërimi i deritanishëm i votave në Tetovë po kryeson Bujar Osmani.

Top Channel