Çifti i pastrehë ‘vendosen’ në ndalesën e autobusit pas refuzimit të zhvendosjes nga bashkia në Angli (fotot)

23/04/2024 17:12

Një çift vendasish janë detyruar të jetojnë prej muajsh në një ndalesë autobusi jashtë përdorimi, duke pasqyruar krizën e rëndë të strehimit në Britani.

Një ndalesë autobusi ku ata janë vendosur është pajisur tashmë me kartona, karrige e perde të improvizuara, në qytetin e Birmingham në Anglinë qendrore.

26 vjeçarja Destiny Mitchell është një nga personat që jeton aty dhe fotografohej nga mediat në hapësirën e ngushtë ku ka vendosur të qëndrojë, duke refuzuar ofertën e bashkisë për zhvendosjen, që do ta detyronte të ndahej nga partneri i saj.

Grupi lokal i bamirësisë Trident Reach tha se po punonte me çiftin për të gjetur një strehim të përshtatshëm. Ndërkohë ndalesa e autobusit ku ata janë vendosur nuk është në përdorim dhe do të çmontohet, kështu që furnizimi me energji elektrike do të shkëputet thanë autoritetet.

Zyrtarët e transportit publik thanë se procesi për largimin e strehës së ndalesës së autobusit ka nisur dhe nuk dihet si do të veprohet me çiftin që jetojnë aty.

Birminghami raportohet se është në një krizë të rëndë strehimi teksa 23,000 familje presin për një banesë, 5,000 prej të cilave janë të pastreha dhe jetojnë në akomodime të përkohshme.

Banorët e zonës ankoheshin se banesa në stacion po tërheq sjellje anti-sociale gjatë natës teksa si pas rezidentëve, rreth 10-15 vetë mblidhen aty, shumica të pastrehë.

Një dyqanxhi i zonës u bënte thirrje autoriteteve t’i gjeni një banesë dyshes për të liruar zonën nga problemi.

“Është një situatë e keqe pasi sjelljet anti-sociale na prekin dhe ne, atyre u duhet gjetur një vend për të jetuar”, tha banori per Metro.co.uk

FOTO GALERI
1/5
26 vjeçarja Destiny Mitchell është një nga personat që jeton aty dhe fotografohej nga mediat në hapësirën e ngushtë ku ka vendosur të qëndrojë

Top Channel