Burri provon se trupi i tij ‘prodhon vetë alkoolin’ dhe i shpëton gjobës së policisë (fotot)

23/04/2024 18:28

Një burrë i paemëruar në Belgjikë është urdhëruar ‘të marrë masa” për një gjendje të pazakontë shëndetësore, në të cilët trupi i tij duket se prodhon vetë alkool.

Ai u ndalua nga policia në timon dhe u zbulua me nivel të alkoolit katër herë mbi normën e lejuar por më pas u la i lirë pasi arriti të provojë se nuk kishte pirë.

Megjithëse masa e tij e alkoolit në gjak ishte 2.09 mg, katër herë më shumë se limiti prej 0.5mg në Belgjikë, ai provoi se po thoshte të vërtetën, pasi ‘vuante’ nga sindroma e vetë-fermentimit, kur trupi kthen në alkool ushqimet me niseshte dhe sheqer.

Informacionet thonë se njerëzit me këtë gjendje mund të marrin efektin e alkoolit në tru edhe pa konsumuar fare atë.

Vetëm disa raste të sëmundjes së rrallë janë raportuar nga ekspertët.

Avokatja e tij Anse Ghesquiere tha në gjyqin e të hënës se “një tjetër koinçidencë fatkeqe e klientit të saj ishte se ai punonte në një distileri pijesh”.

Burri i paemëruar ishte ndaluar për alkool në timon fillimit në 2019, por atëherë nuk e kishte kuptuar problemin. Mediat thonin se ai ishte vetëm i tronditur për ngjarjen pasi nuk kishte pirë.

Diagnoza e tij e saktë erdhi kur në një eksperiment në Bruges burrit i iu dhanë ushqime me sheqer për 24 orë, dhe trupi i tij i kishte shndërruar karbohidratet në alkool.

Kështu që masa ndaj shoferit u anulua por gjykatësi tha se ai “duhet të bëjë ndryshime thelbësore të dietës” pasi herën tjetër që gjobitet për këtë arsye nuk do të ketë anulim.

FOTO GALERI
1/3
Tregu i Bruges ku burri tha se punon

Top Channel