Michael Douglas tregon momentin e sikletshëm: Mësuesit e vajzës më ngatërruan me gjyshin

22/04/2024 11:21

Aktori i famshëm Michael Douglas me filmat e të cilit jemi rritur ka treguar një moment të sikletshëm që ka përjetuar gjatë një takimi në shkollën e një prej fëmijëve të tij.

79-vjeçari ka treguar për median britanike Telegrafi se kjo ndodhi gjatë një vizite në shkollë për “Ditën e Prindërve”.

Douglas tregon se stafi i shkollës i thanë se kjo “është dita e prindërve dhe jo e gjyshërve”. Aty aktori u ndje në siklet dhe iu kthye “Unë jam babai”.

Aktori ka një djalë 23 vjeç Dylan i cili u diplomua në Broën College në vitin 2022 dhe  një vajzë 21 vjeç Carrie e cila vazhdon studimet në të njëjtin kolegj.

Kujtojmë se Michael Douglas ka edhe një tjetër fëmijë, 45-vjeçarin Cameron, me ish-bashkëshorten e tij Diandra Luker.

Top Channel