Hodhën molotov dhe dhunuan policinë gjatë protestës para bashkisë Tiranë, lirohen 4 protestuesit! Ja çfarë vendosi gjykata

22/04/2024 11:19
Protesta para bashkisë Tiranë, 19 prill

Demokratët e akuzuar për hedhje molotovi drejt Bashkisë së Tiranës në protestën e thirrur nga opozita u lanë të lirë nga gjykata me kushtin qe të mos marrin pjesë në tubime të tjera. Pas kafazit të xhamtë të akuzuarit mohuan të kenë hedhur sende piroteknike apo të kenë ushtruar dhunë ndaj efektiveve te policisë që mbronin godinën kur opozita protestonte.

Nga sot dy 18-vjeçarët Kevin Vidrica dhe  Bernard Metaliaj,  të cilët  u akuzuan për hedhje molotovi si dhe  Franc Kaloshi dhe Artan Muçmata të ndaluar për dhunë  ndaj efektivëve te policisë e kanë të ndaluar të shkojnë në protestën që opozita ka thirrur  të premten e  26 prillit sërish në dyer e  Bashkisë. Masa e dhënë nuk u prit mirë nga zyrtaret e Rithemelimi  të cilët ndoqën  procesin nga afër.

Tri ditë me parë protestuesit e Rithemelimit dhe Partisë së Lirisë   qëlluan me  bomba molotov godinën e Bashkisë. Policia shoqëroi 4 protestues ndërkohë dy organizatorët  Tedi Blushi i Partisë së Lirisë dhe  Klevis Balliu i Rithemelimit u proceduan në gjendje te lirë. Pas protestës ndërkombëtarët dënuan në bllok  aktet e dhunës.

Top Channel