“Dua nuse për shtëpi, të lajë të gatuajë”, Gabriela Arapi në përballje me Tani Stokën: Të gjitha më kanë dashur për materializëm…

22/04/2024 09:31

Në E Diell është është diskutuar rreth materializmit që gocat kanë kundrejt partnerëve.

. Në një përballje me Gabriela Arapin, tifozi i zjarrtë i Partizanit Dritan Stoka është shprehur se deri më tani të dashurat e tij kanë qenë materialiste dhe se kërkon për një femër që të lajë, gatuajë dhe të punojë.

Gabriela Arapi: Si e koncepton ti fjalën shpirtërore dhe si e koncepton fjalën materialiste, se më duket se e koncepton gabim.

Dritan Stoka: Unë dua një femër që punon, lodhet gjithë ditën, çohet në 7:30 të mëngjesit, mbaron punë në orën 5:00 dhe jo të çohet në orën 10 dhe del aty…

Gabriela: Ti ke një koncept të gabuar për materializmin.

Dritan Stoka: Nuk e kam të gabuar se e shoh përditë në terren. Dua atë femër që punon, që ikën punon atje e kthehet në shtëpi, gatuan.

Gabriela: Pse punon ajo pra?

Dritan Stoka: Sepse duhet të punojë. Nëse nuk i del mund të punojë dhe part time.

Gabriela: Ky është materializëm pra. Për ato lekë punon ajo, për materien. Çfarë i bie që është shpirtërore?

Dritan Stoka: Nuk më pëlqen ajo lloj femër që çohet në 10:00 sepse ia siguron i dashuri apo “Sugar Daddy” të ardhurat, kjo nuk më pëlqen.

Gabriela: A e ke gjetur ti shoqen shpirtërore?

Dritan Stoka: Unë jam një beqar dhe i lumtur dhe arsyeja është kjo. Nga të gjitha lidhjet që kam patur kanë parë pjesën materialiste. Unë vetë jam i arrirë, kam shtëpinë time, kam punën time, jam në rregull. Dua që të kem në krahë… Unë nuk jam keq për të të paguar ty dy gjëra që të jetosh mirë, por dua që ti të jetosh, të jesh e lumtur dhe të ndihesh e dashuruar.

Top Channel