Bienalia e Venecias/ Përfaqësohet edhe Shqipëria, Kosova merr vlerësimin “Mirënjohje e Veçantë”

22/04/2024 19:57

Iva Lulashi është perfaësia jonë në edicionin e 60-të të Ekspozitës Ndërkombëtare të Artit – Biennale di Venezia.

“Love as a Glass of Water’, dashuria si një gotë me ujë është ekspozita e kuruar nga Antonio Grulli, duke e sjellë pavionin tonë në formën e apartamentit të vetë artistet, në muret e së cilit janë pikturat e saj, erotike, provokuese, e herë herë të trishta. Bëhet fjalë për një teori që lidhet me idenë e revolucionit seksual, ku impulset shihen si një nevojë e thjeshtë njerëzore që duhet përmbushur me lehtësinë e pirjes së një gote uji.

I pranishëm ministri Blendi Gonxhja tha se vepra e Iva Lulashit arrin të thellohet në dimensione të kulturës vizuale dhe të tensionit që krijohet mes vetëdijes, publikes, dhe intimitetit që thërrasin ndjesi të trajtuara prej kohësh si tabu, sidomos gjatë epokës komuniste shqiptare.

Në ceremoninë e ndarjes së çmimeve , të Ekspozitës Ndërkombëtare të Artit — La Biennale di Venezia, pavioni i Kosovës me instalacioni skulpturor i Doruntina Kastratit “Heshtjet Kumbuese të Metalit dhe Lëkurës” u nderua me ‘Mirënjohje të veçantë’, në kategorinë e çmimeve që ndahen për përfaqësim shtetëror.

Artisti Archie Moore me pavijonin e Australisë është vlerësuar me Luanin e Artë për Pjesëmarrjen më të Mirë Kombëtare në La Biennale de Venezia 2024. Është hera e parë që një artist australian e merr këtë çmim.
Makrotema e këtij edicioni të Bienales së Venecias, 20 Prill – 24 Nëntor, është “Të huaj kudo” dhe vjen nën drejtimin artistik të kuratorit brazilian Adriano Pedrosa.

Bienalja e Venecias 2024, përmban më shumë se 330 artistë pjesëmarrës nga rreth 90 vende të shpërndara në të gjithë qytetin.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA